Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Dhoma e Përmbaruesve nge shqetësimi: Skema të mirëfillta mashtrimi po lulëzojnë në Shqipëri nën petkun e veprimtarisë bankare…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka ngritur me të madhe shqetësimin sa i takon sistemit financiar dhe bankar shqiptar.

Dhoma Kombëtare me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociaale, shkruan se skema të mirëfillta mashtrimi po lulëzojnë në Shqipëri nën petkun e veprimtarisë bankare duke krijuar pasoja të rënda sociale mbi një masë të gjerë qytetarësh, fshatarësh, biznesmenësh të vegjël e të mesëm, studentësh, të rinjsh e të rejash që po përpiqen të mbijetojnë dhe të mos arratisen të gjithë në perëndim.

Ndër të tjera thuhet se më mijëra shqiptarë po gënjehen dhe më pas shatzazhohen.

Postimi i plotë nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”

COVIDI MIKROKREDI DHE KORONAVIRUSI MCM

🔳 Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë kanë hequr dorë nga mbrojtja e sistemit financiar dhe bankar shqiptar, duke e lënë atë në dhëmbë “të qenve mikrokredi”. Një tufë prej tyre po shqyejnë copash çdo ditë mishin e butë të shqiptarëve të kafshuar keq nga Covid-i 2020-2021 dhe Demokracia ’91.

Skema të mirëfillta mashtrimi po lulëzojnë sot në Shqipëri nën petkun e veprimtarisë bankare duke krijuar pasoja të rënda sociale mbi një masë të gjerë qytetarësh, fshatarësh, biznesmenësh të vegjël e të mesëm, studentësh, të rinjsh e të rejash që po përpiqen të mbijetojnë dhe të mos arratisen të gjithë në perëndim.

Me mijëra po Mashtrohen pastaj Shantazhohen!

👉 Bankat e nivelit të dytë kanë shitur me mijëra “kredi” tek subjektet financiare jobanka dhe institucionet financiare të mikrokredisë.

👉 Vetë institucionet financiare të mikrokredisë kanë shitur tek njëra-tjetra e po shesin në mënyrë masive “kreditë konsumatore që japin vetë”.

Çfarë po ndodh???

“Blerja “e kredive me probleme” ose atyre “konsumatore” po përdoret masivisht si mjet shantazhues ndaj shqiptarëve, të cilët të hutuar nga metodat e organizuara kriminale të presionit, mashtrimit dhe shantazhit “ligjor”, kanë rënë pre’ duke paguar kreditë që nuk mbarojnë kurrë… apo duke nënshkruar kontrata të kredive të reja – për të mbyllur kreditë e vjetra.

Veprimtaria masive e “shitblerjes së kredive të këqija”, nga bankat te mikrobankat që në fakt quhen institucione financiare të mikrokredisë dhe subjekte financiare jobanka, ka filluar masivisht pas vitit 2016, me pretekstin e aksionit qeveritar për uljen e nivelit të kredive të këqija. U sajua një metodë e poshtër për të fshirë nga bilanci i bankave të mëdha kreditë që nuk paguheshin dot nga qytetarët, duke i shitur ato tek kompani që duheshin krijuar për këtë qëllim: subjektet financiare jobanka.

Licencimi masiv i këtyre institucioneve financiare dhe lejimi i tyre “të shijnë” në Shqipëri u bë’ me ndryshimin e kuadrit ligjor rregullativ për veprimtarinë e tyre  duke lejuar veç dhënien e kredive konsumatore  edhe “shitblerjen e kredive” sikur të ishin mall konsumi ushqimor.

U shpik marifeti i ndyrë bankar: “blerja e kredisë” – mund të konsiderohet si një nga format e kredidhënies.

Pra, “Shitblerja e kredive ndërmjet bankave dhe mikrobankave do quhet sikur ti ke marrë kredi të re!!!

Lexoni ndryshimin e poshtër:

“i) “blerja e kredisë” – do të konsiderohet si një nga format e kredidhënies; 

j) “subjekt financiar jobankë që blen kredi me probleme” – është subjekti, i cili 100 për qind të portofolit të kredisë e ka të përbërë nga kredi me probleme të  blera  nga banka  ose  subjekte  të  tjera  financiare  të  licencuara  nga  Banka  e  Shqipërisë;”

Të dyja këto ndërhyrje janë shtuar me vendimin nr. 47, datë 30.03.2016, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Shikoni ndërhyrjet që i janë bërë rregullores bazë dhe si ngjan ajo në versionin e integruar!

https://ëëë.bankofalbania.org/…/Rregullore_Nr_1_Per…

Ligji nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” ka dhënë përkufizimin e “kredisë”, në nenin 4): “marrëdhënia juridike e detyrimit për të livruar një shumë monetare në këmbim të së drejtës së ripagimit të shumës së livruar dhe të interesit ose komisioneve të tjera bankare mbi këto shuma, si dhe çdo shtyrje e datës së maturimit të një letre me vlerë të borxhit apo të ndonjë të drejte tjetër për të paguar një shumë monetare.”

https://www.bankofalbania.org/…/1_LIGJI_PER_BANKAT…

Nuk ka asnjë përcaktim mbi “blerjen e kredisë” si veprimtari financiare.

Ku e gjetën bankierët 2016, kurajën ligjore për të futur në rregullore një nocion që nuk është as në ndonjë ligj, as në ndonjë kod, as në Kushtetutën tonë?

Në cilin ligj apo dispozitë konkrete e gjetën “bankierët” apo kamerierët e Bankës së Shqipërisë kur kanë përcaktuar me rregullore se, “blerja e kredisë” – mund të konsiderohet si një nga format e kredidhënies?

Banka e Shqipërisë po dështon me gëzim mbikëqyrjen e gjithë tallavasë mikrobankare. Ajo e di mirë dallimin ndërmjet licencës së institucionit financiar të mikrokredisë nga licenca e subjektit financiar jobankë (se e ka dhënë vetë), por nuk i këqyr kurrë veprimtaritë që kryejnë ato.

Disa subjekte financiare jobanka ajo i lejon të blejnë e të japin kredi konsumatore, pa asnjë problem edhe pse licenca e dhënë pa asnjë kriter nuk i lejon.

Mbikëqyrja e Bankës së Shqipërisë po gëzon benefitet e lejimit të aktivitetit financiar që ushtrohet në “baraka fianciare”, cepa pallatesh, gjirizesh pa asnjë tabelë, pllakate apo mermer të bukur ku të shkruhet p.sh: Mikro Credit Mashtrimi (MCM).

Me mijëra shqiptarë po zhyten në mekanizmin kriminal financiar të MCM-ve.

Covidi mikrokredi duhet të luftohet nga Qeveria, të gjithë ne, dhe kjo nuk bëhet me vaksina Pfizer, por me dashuri për popullin debitor!!!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img