Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi mbrëmë autorizimin për hapjen e procesit për të hetuar shkarkimin e Presidentit, Joe Biden.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të autorizuar hapjen e procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngrtitur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden.
Tre komitete të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët pretendojnë ryshfet dhe korrupsion nga ana e Biden, shkruan BBC,
Por nuk kanë paraqitur ende prova që të dokumentojnë korrupsionin dhe ryshfetin. Nga ana e tij, Biden thotë se kundërshtarët "po e sulmojnë me gënjeshtra".
Në një deklaratë të rrallë, Presdenti Biden vuri në pikëpyetje përparësitë e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve në hapjen e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për ngritje akuzash ndaj presidentit dhe familjes së tij.
“Në vend që të bëjnë gjithçka për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së amerikanëve, ata janë të përqendruar të më sulmojnë me gënjeshtra”, tha presidenti pas votimit.
“Në vend që të bëjnë detyrën e tyre për punën urgjente që duhet bërë, ata po zgjedhin të humbin kohë në këtë manovër politike pabaza që madje republikanët në Kongres e pranojë se nuk mbështetet nga faktet”, tha Biden.
Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, kryesisht ata nga distrikte të ndara mes dy forcave politike, patën hezituar të shprehen pro votimit për procesin kundër zotit Biden, nga frika e një kostoje të konsiderueshme politike.
Por javët e fundit, udhëheqësit republikanë kanë deklaruar se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden. Ky mesazh duket se i bindur skeptikët.