Hapësire reklamuese

Politikë

Dhoma e Avokatëve të Greqisë vjen në Tiranë për Belerin: Edi Rama po ndikon te Gjykata për vendimin

Shkruar nga Newsbomb
Dhoma e Avokatëve të Greqisë vjen në Tiranë për

Delegacioni i Dhomës së Avokatisë greke në një prononcim për mediet nga Tirana kanë folur lidhur me çështjen “Beleri”.  Ata thanë se masa e paraburgimit për Fredi Belerin cënon të drejtën e tij për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Sipas tyre  detyra e një përfaqësuesi është të përfaqësojë elektoratin e tij, të shprehë shqetësimin e qytetarëve dhe të mbrojë interesat e tyre.

Ndër të tjera ata thanë se masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë ashtu dhe nga SPAK është jashtëzakonisht e rreptë, arbitrare, pasi pengon Belerin të ushtrojë detyrën e tij.

“Qeveria shqiptare është e detyruar të marrë masa më pak të rrepta për të siguruar të drejtën e Belerit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë”, thanë ata.

“Ai nuk ka rrezik që të arratiset, por edhe nëse ekziston mund të parandalohet. I dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, pasi hetimi ka përfunduar. Ka vetëm 1 dëshmitar që flet kundër tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër tjetër penale. Proporcionaliteti i kësaj çështje është elementi i 4-të. Prokurori nuk iu përgjigj këtyre argumenteve, përveç se vuri re se ishte gjykuar në muajin gusht nga Gjykata e Shkallës së Parë, ajo e Apelit dhe ajo e Lartë. Jam i habitur nga një vendim i motivuar që mjaftohet me vendimin e mëparshëm”, shtuan avokatët.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, avokatët thanë se komentet e përsëritura dhe sulmet verbale të kryeministrit, qëndrimi i tij negativ dhe i njëanshëm për këtë çështje dhe përdorimi i gjuhës në mënyrë të vrazhdë, ndikojnë në opinionin publik dhe paragjykojnë vendimin e ardhshëm të Gjykatës. Ata shtojnë se deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë shkuar përtej një grindjeje të thjeshte me një rival politik dhe se të japin përshtypjen se ai është i lumtur për arrestimin dhe mbajtjen në qeli të Belerit.

Gjykata e Posaçme la në fuqi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme, Beleri kërkoi përmes avokatëve zbutje të masës së sigurisë, në mënyrë që t’i hapej rruga betimit të tij si kryetar i Bashkisë Himarë. Por prokuroria hezitoi për lirimin e tij, pasi ka dyshime se Fredi Beleri mund të intimidojë dëshmitarët.

E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke Kostandin Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.  Gjithashtu ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët morën pjesë edhe Delegacioni i Dhomës së Avokatëve të Greqisë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

LEXO EDHE: Gjykata e Posaçme nuk bën mbrapa, lë në burg Fredi Belerin, në seancë dhe ambasadorja greke

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese