Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhoma Amerikane e Biznesit: Shqetësuese që Shqipëria ka 3 vite në listën gri të pastrimit të parave, kosto afatshkurtër: Ulje investimesh (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Dhoma Amerikane e Biznesit: Shqetësuese që Shqipëria ka 3 vite

Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Biznesit thotë se është shumë shqetësuese që pas 3 vitesh Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të dalë nga lista famëkeqe gri e Moneyval, listë ku përfshihen vendet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave.

Shqipëria, sipas vëzhgimit të Enio Jaço, u fut në këtë listë 3 vite më parë dhe në aspektin afatgjatë, kjo do të ketë pasoja ekonomike për vendin. Nën sloganin “Koha për veprim për integritet financiar”, Jaço thotë se vëmendja e zyrave të shtetit duhet të shkojë në këtë drejtim"

Shkruan Enio Jaçe: 

Kanë kaluar 3 vjet që kur Shqiperia u fut në listën famëkeqe gri të #Moneyval (Në lisën gri përfshihen vendet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave). E trishtueshme që vendi vazhdon të jetë në këtë listë pa asnjë shenjë të qartë se kur do dali. Tre vjet është kohë e gjatë për t’u harxhuar - progres i qartë duhej të ishte arritur ndërkohë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në listën gri të Moneyval sjell probleme për stabilitetin financiar dhe reputacionin e një vendi. Zakonisht rezulton me kosto më të larta të huasë sovrane, ulje të investimeve të huaja dhe dëmtim të imazhit të vendit në skenën ndërkombëtare. Është koha të ndërmerren veprime përgjegjëse për të dalë nga kjo listë dhe të vendoset integritet financiar. #KohaPërVeprim, #IntegritetiFinanciar."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll