Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhjetra qytetarë në pritje, makina e policisë humbet durimin dhe futet me të kuqe (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Makina e policise teksa hyn ne semafor te kuq te kryqezimi i Unazes se Re

Nuk është hera e parë që makinat e policisë filmohen nga qytetarët duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në videon e mëposhtme dallohet një rast flagrant, ku një patrullë policie hyn me të kuqe në semafor në mes të ditës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Unazës së Re, dhe ndërkohë që dhjetra makina po prisnin sinjalin e hapjes së semaforit në kryqëzim, makina e policisë kalon e para në momentin kur semafori ishte i kuq.

Nëse një shkelje të tillë do ta kishte bërë një qytetar i thjeshtë, do të ishte penalizuar shumë rëndë nga ana e policisë. 

Duke qenë se Policia Rrugore ka ndërmarrë nismën ku i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë me anë të filmimeve shkeljet rrugore, po në këtë rast a do të mbajnë të njëjtin qëndrim?

{mp4}160575{/mp4}

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll