Hapësire reklamuese

Aktualitet

DHJETËRA shqiptarë mbi një makinë IFA duke festuar fitoren e PD në 22 mars, foto-reporteri hap arkivën dhe publikon foton e rrallë (FOTO-DOKUMENT)

Shkruar nga Newsbomb
DHJETËRA shqiptarë mbi një makinë IFA duke festuar fitoren e

29 vite më parë, në 22 mars 1992, Partia Demokratike për herë të parë pas rënies së regjimit komunist, fitoi në zgjedhjet e lira dhe të pavarura në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Fotoreporteri Roland Tasho, sjell një fotografi të asaj dite nga pamja që dukej në sheshin “Skënderbej”, ku me dhjetëra shqiptarë, kishin hipur mbi një makinë për të festuar fitoren. Makina kalonte e vetme në sheshin përpara bashkisë, njerëzit kishin hipur mbi të dhe në kofanon e makinës, ndërkohë që në të dy krahët e rrugës kishte me qindra njerëz që shijonin fitoren.

Në foton e publikuar nga Tasho, nuk dihet sesi shoferi arrinte të drejtonte makinën IFA ku kishin hipur dhjetëra njerëz, por kjo foto-dokument tregon jo pak për entuziazmin e asaj dite kur PD mori pushtetin për herë të pare, raporton newsbomb.al.

Sipas statistikave të kohës, PD arriti të marrë në zgjedhjet e 22 marsit 1992, 1,046,193 vota ose 57% të votave të numëruara, përkthyer kjo me 92 mandate në kuvend.

PS, edhe pse ishte organizatore e zgjedhjeve mori më pak se gjysmën e votave të PD, ose 433,602 vota ose 23.7%, duke fituar vetëm 38 deputetë. Nga këto zgjedhje, PD lidhi koalicion me PSD e Skënder Gjinushit që arriti të marrë 7 deputetë në ato zgjedhje. Një koalicion që u prish në vitin 1994.

Pas këtyre zgjedhjeve, themeluesi I PD Sali Berisha u zgjodh President i vendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-presidentin Alia, ndërsa në krye të qeverisë u vendos Aleksandër Meksi. Në krye të parlamentit, u vendos ikona e përndjekjes komuniste, Pjetër Arbnori që u nda nga jeta në 8 korrik 2006, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu