Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Dhjetëra qytetarë dhe mjete të bllokuara, Bardhi fajëson Ramën: Na premtoi 500 borëpastruese, por ato numërohen me gishtat e dorës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1544ee49dd0c618026c5c445639918d4

Gazment Bardhi ka sulmuar kryeministrin Rama duke e bërë fajtor për situatën në të cilën ndodhet vendi, për shkak të motit të keq.

Ai kujton se Rama më herët pati premtuar 500 borëpstruese, por këto numërohen vetëm më gishtat e dorës.

Sipas tij, mjetet e pastrimit janë vetëm për propagandë, e cila iu kushton shqiptarëve 50 milionë euro në vit.

Shënimi i Gazment Bardhit

Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon.

Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet.

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.

Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë.

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve.

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë!

Më shumë

spot_img
spot_img