Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhjetëra kuti me fruta të thata nga Maqedonia e Veriut, Policia godet kontrabandën me mallra në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Dhjetëra kuti me fruta të thata nga Maqedonia e Veriut, Policia godet

Një rast i kontrabandës me mallrat është goditur nga Policia Kufitare në Pogradec. Mësohet se janë kapur dhjetëra kuti kartoni me fruta të thata që po futeshin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Është arrestuar në kushtet e flagrancës shoferi i furgonit që transportonte mallrat dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec kanë ndaluar në fshatin Lin, Pogradec, shtetasin L. B., me mjetin furgon të markës “Ford”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, shtetasin I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim", njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll