Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Dhjetëra kg kokainë nga Holanda drejt vendeve të Europës, kapet ‘koka’ e grupit Bujar Sefa dhe vëllai i tij Islami (Emrat – vitet e dënimit)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3493ed59ab7ed8fbdc8f35cab18482c3

Një trafik i madh droge, kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria mbushi tregun e drogës në Venecia dhe Mestre gjatë vitit 2016-2017.

Dhjetëra kilogramë drogë e drejtuar nga një organizatë shqiptare me bazë në Venecia, u godit nga policia pas një super aksioni në shtetin fqinj. Njëzet e katër persona ishin pjesë e organizatës, dhe për disa prej tyre që kanë përfituar gjykim të shkurtuar, dënimet në shkallën e parë u dhanë dje me uljen e një të tretës së dënimit.

33-vjeçari Bujar Sefa u dënua me 12 vjet e 9 muaj, ndërkohë që është përgatitur një konfiskim të pasurive të tij me vlerë deri në 346 mijë euro.

Sipas akuzës, ishte ai që drejtoi dhe organizoi grupin e trafikantëve dhe tregtarëve të drogës në Itali, në bashkëpunim me vëllezërit, duke prokuruar drogën në Holandë dhe më pas duke koordinuar shpërndarjen në Itali. Me 9 vjet e 9 muaj burg u dënua vëllai i tij Islam Sefa, i konsideruar pikë referimi në Itali.

Me pesë vjet e 4 muaj është dënuar Jetmir Sefa, banues në Cortellazzo, por në arrati. Në të shkuarën, ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj për një ngarkesë prej 3 kg kokainë me vlerë mbi 250 mijë euro. Detyra e tij ishte të merrej me shpërndarjen e drogës tek shitësit e vegjël dhe të mblidhte paratë. Ndërkohë me 4 vjet e 5 muaj u dënua i arratisuri Vait Sana, i konsideruar dora e djathtë e “shefit” Bujar Sefa.

Ndërkohë, është dënuar me  6 vjet e 2 muaj dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh për Nikoll Murrizi, 35 vjeç, i cili jetonte në Tessera. Një ndëshkim i vogël prej 10 muajsh është dhënë për një nga pjesëtarët e grupit, Luigj Makaj, zyrtarisht banues në Campodarsego, në provincën e Padovës. Të gjithë mbrohen nga avokati Pasquale Fabio Crea.

Elton Bakiu banues në Oderzo, është dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim dhe Denis Albrino, me 3 vjet e 4 muaj burgim dhe një gjobë prej gati 13,000 euro. Dyshja ishin të ngarkuar me shpërndarjen me pakicë te shitësit e drogës.

Një pjesëtar tjetër i grupit, Jakup Hoxha banues në Mestre, u dënuar me 3 vite e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh. 

Më shumë

spot_img
spot_img