Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Dhjetëra doza heroine dhe sasi parash të sekuestruara, arrestohet në Tiranë 32 vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

9a401b42b160e31042896d14205ca631

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit të koduar “SUPPLIER”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi I shtetasit M.Z, 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe me precedent të mëparshëm penal, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.T, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit M.Z janë gjetur dhjetëra doza heroinë me peshë totale 44.5 gramë, një peshore elektronike, një shumë parash dhe aparate celularë që përdoreshin për të komunikuar me klientët.
Ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit K.T, i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Njoftimi i plotë i policisë:
“Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni “SUPPLIER”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vë në pranga një shpërndarës të drogave të forta, kryesisht heroinë.

Sekuestrohen dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe mbi informacionet e marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “SUPPLIER”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Ëillson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Sipas informacioneve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”

Më shumë

spot_img