Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

“Dhimbje e lehtë” mes një çifti të martuarisht, nisi mbrëmë me sukses në Teatrin Eksperimental

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Eni Jani dhe Genci Fuga, u shfaqën mbrëmë çift, ashtu siç janë edhe në realitet, për të sjellë gjithë dramën psikologjike të një çifti të mbyllur në egoizmin, strukun e tyre, ëndrrat, dëshirat, kujtimet mes tyre që marrin 1001 trajta, prej pasigurive dhe frikërave që burrit i ndillen nga të panjohurat e jetës dhe plakja.

Gjendjet e tyre emocionale që pësuan ulje ngritje të fuqishme. Situatat që u përmbysën e u transformuan deri në minutën e fundit të kësaj tragjikomedie si “Dhimbje e lehtë” që nisi mbrëmë shfaqjen e saj të parë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për të vijuar edhe në 29-30 Prill e 1 Maj, e për t’u rikthyer edhe në dy fundjavat e ardhshme në vazhdim.

albsig

spring

Protagonistët Eni Jani dhe Genci Fuga, erdhën magjishëm nën petkun e  Eduardit e Florës, siç autori anglez Harold Pinter i ka shkruar e siç regjisori Valdrin Hasani i ka konceptuar për ta sjellë në skenë këtë vepër të përkthyer nga Rudi Erebara.

Sipas regjisorit Hasani kjo tragjikomedi krahas dhimbjes së lehtë sjell dhe të qeshura ama të zhyt dhe në mendime: si të mos e humbasim atë që kemi fituar ndër vite. Çifti që sjell Pinteri mund të jetë kudo e kurdo. Tek dialogjet, monologjet e tyre mund ta gjejë veten çdokush.

Momente nga shfaqja “Dhimbje e lehtë”, ne Teatrin Eksperimental

Të gjithë frigohen nga plakja, tjetërsohen e shpërfytyrohen në forma nga më të ndryshmet prej pasigurive e ndodh që përplasen tek të tjerët, duke cënuar jetën dhe ndjenjat e më të dobëtit, deri në ekzagjerim. Ndaj problemet mes Eduardit dhe Florës janë shumë aktuale edhe për shoqërinë shqiptare.

“Më është dashur shumë pritje e punë për ta realizuar këtë projekt, që po e bëj të mundur falë mbështetjet së Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë me Teatrin Eksperimental. Që kur e kam lexuar këtë vepër kam dashur shumë që ta sillja në skenë, ndaj nëse s’do t’ja arrija, sigurisht që dhimbja s’do të ishte aq e lehtë.

Por ja që bashkë me Eni Janin e Genci Fugën po ja dalim dhe sinqerisht jam shumë i kënaqur me punën e angazhimin e tyre, me frymën e gjithë ekipit, ku bën pjesë dhe aktori Brendi Bega e skenografi Beqo Nanaj”, u shpreh Hasani.

Biletat mund të rezervohen me një telefonatë në 069 5717 746 ose tek recepsioni i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img