Hapësire reklamuese

Politikë

Dhëndri la qelinë, reagon Sali Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Dhëndri la qelinë, reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, për ndryshimin e masës së sigurisë për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili u la në “arrest shtëpie”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nuk është një suprizë dhe se nuk ka asnjë risi në vendimet të organeve të drejtësisë, të cilat sipat tij dëshmojnë kontrollin e plotë të tyre nga kryeministri Edi Rama.

“Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë të ekzekutivit nga Edi Rama", tha Berisha. 

Gjithashtu ish-kryeministri  ka akuzuar gjyqtaren Enkeleda Millonai, e cila sipas tij ditën e djeshme në sallën e gjyqit është shprehur se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin. Sipas Berishës, me këtë deklaratë gjyqtarja shumëzon ligjin me zero.

Jamarbër Malltezi, biznesmeni i “Homeplan” dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha do të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” deri në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave të ish-kompleksit Partizani në Tiranë.

Ai qëndronte prej ditësh në masë sigurie “Arrest në burg” dhe pas humbjes së betejës në Shkallën e Parë, bëri ankimim në Apelin e Posaçëm. Masa për Sali Berishën ka mbetur në fuqi dhe ai duhet të paraqitet në gjykatë dy herë në muaj, kurse Malltezi del sot nga qelia dhe do qëndrojë në shtëpi.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Së pari më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, kthimin e saj në shërbim të narkodikaturës dhe Ramës. Siç duket se keni marrë vesh, dua t’ju informoj se dje në sallën e gjyqit famozja për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën ka deklaruar sa vijon; sipas saj korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard me amoral se sa ky. Është i regjistruar ky. Do t’ua sjell këtu.

Kur një njeri i ligjit deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo gjë mes amoralitetit dhe vjedhjes dhe banditizmit. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj dhe moral përveç lidhjeve oskure me një kriminel me kravatë, që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se me një deklaratë të tillë se gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturës.

Millonai me lidhjet e tij me Ballën, thotë se korrupsioni bëhet dhe duke zbatuar ligjin. Ka deklaratë më perverse se kjo?! Nëse ka një garanci mosabuzimi, është zbatimi i ligjit. Ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Begoyarsit, shumëzon me zero ligjin. Por jo vetëm, se ajo e ka Shqipëria dje dhe është në audio, por atë e ka shkruajtur Edi Rama me larot e tij dhe ish-sigurimsin famëkeq Kraja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese