Hapësire reklamuese

Bota

Rusia hakmerret dhe shpall non-grata 287 deputetë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia hakmerret dhe shpall non-grata 287 deputetë

Rusia ka futur në listën e zezë 287 deputetë britanikë, duke i ndaluar kështy hyrjen në territorin rus.

Sipas mediave të huaja mësohet se Kremlini ka akuzuar deputetët për nxitjen e “histerisë së pajustifikuar rusofobike”.

Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se ky vendim ndaj tyre është përgjigje e Britanisë të cilët më herët vendosën kufizime të ngjashme për 386 deputetë rusë.

 “Në përgjigje të vendimit të marrë më 11 mars të këtij viti nga qeveria britanike për të përfshirë 386 deputetë të Dumës Shtetërore të Asamblesë Federale të Federatës Ruse. Në listën e sanksioneve, në bazë të reciprocitetit, janë vendosur kufizime personale ndaj 287 anëtarëve të Dhomës së Komunave të Parlamentit Britanik. Këta persona, të cilëve tani u ndalohet hyrja në Federatën Ruse, morën pjesë më aktive në vendosjen e instrumenteve të sanksioneve anti-ruse në Londër, duke kontribuar në ngritjen e pabazë të histerisë rusofobike në MB”, thuhej në deklaratë.

Sondazh

Poll