Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Dhelprat e Ballkanit”: Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, pjesë e rrjetit të madh të trafikut të drogës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër shqiptarë janë arrestuar në Lavagna të Italisë gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Dhelprat e Ballkanit”.

Operacioni është organizuar mëngjesin e sotëm pasi në pyllin në periferi të qytetit autoritetet italiane zbuluan rreth 1 kilogram drogë. Në pranga ranë edhe dy shtetas italianë të dyshuar si pjesë e rrejtit që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis nga Shqipëria drejt italisë.

Ky operacion është në vijim të dy të tjerëve, ku më i madhi u realizua në mars të 2017-ës me arrestimin e 10 personave, ndër ta edhe Taulan Hohxaj, shqiptari i dyshuar me rol kryesor në rrjetin e trafikut, raporton Newsbomb.al.

“Rrjeti i drogës në Levanto Liguria shkon në disa qindra-mijëra euro dhe menaxhohet nga shqiptarë të rregullt në vendin tonë. Ata gjatë viteve të fundit kanë arritur të nxjerrin jashtë tregut bandat marokene dhe ato të Amerikës Latine,” thotë koloneli italian i karabinierëve Gianluca Feroce.

Më shumë




spot_img








spot_img