Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhanë leje për pallate në zonat e “nxehta” të Lezhës, si u zbuluan abuzimet nga 8 zyrtarët e ALUIZN-it

Shkruar nga Newsbomb

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë zbuluar shkeljet e punonjësve të ALUIZNI-t në Lezhë, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë regjistruar prona në zonat më të shtrenjta të Lezhës, e për pasojë është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm financiar.

KLSH kallëzon në prokurori, 2 ish arkiviste, 1 juriste, 3 ish juriste dhe 2 hartograf specialistë të drejtorisë rajonale të aluizni-t në Lezhë/

Dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën 18,664 mijë lekë në regjistrimin e pallateve me shmangie pagesa detyrimesh financiare, janë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kane qënë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 537926 m2(53.79 ha), duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet”.

Regjistruar vendime gjykate në Malin e Renxit, duke rregjistruar rrugë, shkëmb dhe rezervuar me sipërfaqe 295 ha, si dhe në 74 raste mbivendosje, nuk janë zbatuar rregullat e caktuara, por janë lejuar të kryejnë transaksione e krijuar konflike sociale, janë regjistruar objekte të legalizuara pa u kryer pagesat sipas ligjit, etj. Nuk është administruar dokumentacioni dhe në arkivin e institucionit nuk gjenden 1045 praktika (referenca pronash), si dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia ndaj personave përgjegjës, apo ndjekur ky problem në organet kompetente.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik , që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për : E K, me detyrë ish-arkivist, E.L me detyrë ish-arkivist, F. Z, me detyrë specialist jurist, E.J  me detyrë jurist, E.Z me detyrё hartograf, K.M ish-juriste, B. RR ish-juriste dhe N.N me detyrё hartograf, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu