Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Dhanë dorëheqjen para vettingut, KPK ndërpret procesin për prokuroren e Shkodrës dhe gjyqtaren e Tiranës, iu ndalon rikthimin në detyrë për 15 vite

spot_img

Lajme të ngjashëm

f9fb7e3bec34bd74a94caafe4caa81e3

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arjana Lico.

Trupa e posaçme në KPK për vlerësimin e largimeve dhe dorëheqjeve e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj, vendosi që Licos, e cila kishte plotësuar një kërkesë për të dalë në pension në janar të këtij viti, do i ndalohej që të përfshihej në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

“Nga verifikimi i dokumentacionit të dërguar me shkresën nr. *** prot., datë 5.3.2020, subjekti ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën nr. *** prot., datë 9.1.2020, për mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së detyruar për pension pleqërie, ku ka aplikuar pranë DRSSH-së Tiranë për lidhjen e pensionit të pleqërisë”, thuhet në vendim.

Në vendim KPK arsyeton për rastin ashtu si në dorëheqjet e tjera, duke arsyetuar se me largimin Lico nuk mund të kthehej në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. “Si sanksion kushtetues për raste të ngjashme, Komisioni orientohet që përveç ndërprerjes së procesit të rivlerësimit, të vendosë edhe ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit gjyqtar ose prokuror të çdo niveli, anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, KPK ka ndërprer procesin e vlerësimit edhe për prokuroren e Shkodrës Marjana Shtjefni, pasi kjo e fundit kishte kërkuar dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në dhjetor 2019.

Në vendimin e zbardhur, prej trupë së posaçme për të shqyrtuar dorëheqjet e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj, thuhet se konfirmohej “vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje”.

Në vendim KPK thotë se është vendosur ndërprerja e procesit të rivlerësimit dhe po ashtu ëhstë vendosur kufizimi për të mos lejuar përfshirjen e subjektit në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

“Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Rreth 40 gjyqtarë e prokurorë kanë dhënë dorëheqjen apo janë larguar nga sistemi pas fillimit të procesit të vetingut. /BIRN

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img