Hapësire reklamuese

Bota

Dha "okay" për tanket Leopard, Gjermania nuk e mohon se do çojë edhe avion luftarakë në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Dha "okay" për tanket Leopard, Gjermania nuk e mohon se do

Kancelari Gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se nuk do të dërgojnë tanke luftarake në Ukrainë. "Çështja e avionëve luftarakë nuk shtrohet fare", ka thënë ai.

Në një intervistë për gazetën “Tafesspiegel”, ai ka lajmëruar se është kundra përsa i përket sistemit të armëve, sepse shtetet do të hynin në një "kompeticion" më njëri-tjetrin. Kjo deklaratë vjen pasi SHBA dhe Gjermania kanë lajmëruar të mërkurën që do të nisnin tanke në Ukrainë.

“Presidenti Volodymyr Zelensky ka shprehur dëshirën për të bërë paqe, dhe e gjitha tashmë është në dorë të Rusisë. Putin, është i vetmi  i cili mund ta ndalojë këtë luftë e cila tashmë ka shkaktuar me mijëra vdekje”- tha mes të tjerash ai.

Scholz ka bërë me dije se në qoftë se do të jetë e nevojshme të flasë me Putin, do e bëjë. Por, për aq kohë sa Rusia do të vazhdojë agresionin, kjo situatë nuk do të ndryshojë.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll