Hapësire reklamuese

Aktualitet

LIVE/ Dha jetën për atdhe, nis ceremonia për varrimin e Afrim Bunjakut

Shkruar nga Newsbomb
LIVE/ Dha jetën për atdhe, nis ceremonia për varrimin e Afrim

Ka nisur në Vushtri të Kosovës, ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të efektivit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga serbët të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Varrimi i tij nisi në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrisë në Kosovë. Të pranishëm janë edhe zyrtarët e lartë të shtetit si presidenti i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, Ministri i Mbrojtes së Shqipërisë, Taulant Balla dhe anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare e kosovare.Në ceremoni ndodhen dhe drejtuesit e partive politike opozitare.

Gjithashtu, sot Bunjaku u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga presidentja Vjosa Osmani. Urdhrin e pranuan familjarët e policit, dy djemtë e tij, gjatë ceremonisë që po zhvillohet në veri të Kosovës.

Kosova u zgjua të dielën me të shtëna armësh, ku në veri të vendit mbeti i vdekur polici Afrim Boshnjaku si dhe u plagos efektivi Alban Rashiti.  Ishte ora 02:34 ku efektivët e Policisë së Kosovës u njoftuan se në hyrje të fshatit Banjskë serbët kishin vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke bllokuar kështu lëvizjen.

Menjëherë efektivët u nisën drejt vendit të ngjarjes duke mos ditur se çfarë i priste dhe se për njërin prej tyre do të ishte fatale. Kriminelët serbë hapën zjarr mbi efektivët e Policisë së Kosovës duke lënë të vdekur 50-vjeçarin, babain e tre fëmijëve, Afrim Boshnjakun dhe duke plagosur Alban Rashitin, i cili më pas u transportua drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Alarmi filloi të binte dhe qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe të gjithë ndërkombëtarët u zgjuan me lajmin e kobshëm se në veri të Kosovës ka patur shkëmbime me armë zjarri. Menjëherë u bë e mundur mbullja e pikës kufitare në Bërnjak për hyrje nga Serbia, ndërkohë në reagimin e tij të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,dënoi këtë akt të Serbisë dhe bëri me dije se rreth 30 persona të armatosur ndodheshin në zonën ku efektiv Bunjaku u vra.

LEXO EDHE: Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, vdekja e rreshterit dhe asgjesimi i serbëve, ngjarja e kobshme sot në Banjskë të Zveçanit (E PLOTË)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese