Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Dha dorëheqjes si këshilltar i PS dhe u bë pjesë e KAS”, ISP ngre pytjen: A kemi të bëjmë me konflikt interesi? Qytetarët meritojnë kandidatë me integritet (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Instituti i Studimeve Politike me anë të një postimi thotë se më 20 shtator 2020 në KQZ ka mbërritur njoftimi se këshilltari Koli Bele, aktualisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, ka dhënë dorëheqje si këshilltar i subjektit Partia Socialiste.

ISP shkruan se më pas ai është zgjedhur anëtar i KAS, organi përgjegjës për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor.

“Në më pak se 5 muaj zoti Bele  është caktuar relator në çështjen ankimore të kryetarit të bashkisë Tiranë E.Veliaj kundër vendimit për gjobë të të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vendimet në KAS merren me shumicë votash, vendimi i parë u mor me shumicë 3 vs 2 vota, duke reflektuar raportet politike të propozimeve. Edhe në këtë rast mund të përsëritet i njëjti skenar, por interesant është vlerësimi sesi një këshilltar politik i kryetarit të Bashkisë pas 5 muajsh caktohet relator në një çështje ankimimi të kryetarit të Bashkisë, pra gjykatës i pavarur në konfliktin midis tij dhe Komisionerit,” shkruan ISP.

ISP shkruan se me këtë lidgje mund të ketë konflikt interesi, teksa shprehet se qytetarët meritojnë kandidatë me integritet, por edhe zyrtarë me integritet, sidomos në drejtimin e administrimit zgjedhor dhe në dhënien e drejtësisë (së re). I

Njoftimi i plotë i ISP:

Sipas KQZ bashkia Tiranë ka njoftuar këtë institucion më 8 shtator 2020 se këshilltari Koli Bele, aktualisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, ka dhënë dorëheqje si këshilltar i subjektit Partia Socialiste.

Rreth një muaj më vonë, tashmë “i pavarur”, ai është zgjedhur anëtar i KAS, organi përgjegjës për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor.

Në më pak se 5 muaj zoti Bele  është caktuar relator në çështjen ankimore të kryetarit të bashkisë Tiranë E.Veliaj kundër vendimit për gjobë të të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vendimet në KAS merren me shumicë votash, vendimi i parë u mor me shumicë 3 vs 2 vota, duke reflektuar raportet politike të propozimeve. Edhe në këtë rast mund të përsëritet i njëjti skenar, por interesant është vlerësimi sesi një këshilltar politik i kryetarit të Bashkisë pas 5 muajsh caktohet relator në një çështje ankimimi të kryetarit të Bashkisë, pra gjykatës i pavarur në konfliktin midis tij dhe Komisionerit.

A kemi të bëjmë me konflikt interesi? A duhej që personi i përzgjedhur nga kryetari i bashkisë në listën e kandidatëve/anëtarit për këshillin bashkiak dhe drejtues në fushatën e tij elektorale, të deklaronte gjendjen e konfliktit të interesit? A ka mekanizëm monitorues të konfliktit të interesit në strukturat e reja të KQZ dhe a kemi të bëjmë me cenim të standardeve të gjykimit të paanshëm dhe të pavarësisë së KAS? Janë shumë pikëpyetje që duhet të marrin përgjigje dhe nëse kjo ndodh në fazën e parë të përgatitjeve zgjedhore imagjinoni situata të njëjta apo më në konflikt interesi gjatë fazës finale të procesit zgjedhor.

Qytetarët meritojnë kandidatë me integritet, por edhe zyrtarë me integritet, sidomos në drejtimin e administrimit zgjedhor dhe në dhënien e drejtësisë (së re). ISP po monitoron aktivitetin e KQZ perpara, gjate dhe pas fushates elektorale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll