Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dha dorëheqjen për t’i shpëtuar vettingut, gjyqtari i Apelit të Tiranës Gramoz Levanaj përjashtohet për 15 vite nga drejtësia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 14 prill të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i heqë të drejtën për t’u emëruar në insitucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e zbardhur së fundmi, thuhet se procesi i rivlerësimit për Levanajn është ndërprerë pasi ai ka deklaruar dorëheqjen.

Trupa e shortuar për kryerjen e procesit të vetingut për Levanajn kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Sipas KPK, subjekti i rivlerësimit është shprehur se nuk ishte në konflikt interesi me asnjërin prej anëtarëve të trupit gjykues.

Në shtator të vitit 2020, Komisioni vendosi të mbyllë hetimin kryesisht vetëm për kriterin e pasurisë, ndërkohë që Levanaj ka kërkuar kohë shtesë për kthimin e përgjigjeve dhe hapjen e hetimit administrativ për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Komisioni ka shtyrë hetimin për një muaj, por e rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimit.

Pasi subjekti ka dorëzuar një pjesë të provave dhe ka kërkuar tjetër kohë shtesë për të siguruar dokumente të tjera, trupi gjykues i ka bërë me dije se përgjigjet që ai priste të merrte tashmë ishin administruar nga Komisioni dhe se gjendeshin në dosje.

Më 19 janar 2021, KPK ka vendosur ta ftojë subjektin në një seancë dëgjimore të planifikuar për 10 ditë më vonë. Por Levanaj ka dorëzuar raport mjekësor për arsye shëndetësore dhe trupi gjykues e ka shtyrë seancën dëgjimore për në datën 11 shkurt.

Dy ditë para se të zhvillohej seanca, gjyqtari Gramoz Levanaj i ka kërkuar Komisionit të pezullojë procesin deri në shqyrtimin nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ të kërkesës së tij për “heqje dorë në mënyrë të parevokueshme nga statusi i gjyqtarit”, si dhe nga detyra në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vijim ai ka bërë me dije se nuk dëshironte të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

Pasi KLGJ ka njoftuar për miratimin e kërkesës së subjektit për dorëheqje nga statusi i magjistratit si dhe për mosankimin e këtij vendimi, KPK ka vendosur të ndëpresë procesin e rivlerësimit.

“Trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga statusi i magjistratit. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit, për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative…,” thuhet në vendimin e KPK-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img