Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak në qeverisjen e Berishës, kolonel Ylli Zyla i cili asokohe dha dorëheqjen pas akuzave në media se bashkëshortja e tij ishte ortake në tregtinë e armëve në Shqipëri, kërkon në gjykatë t’i paguhen pagat e papaguara.
Zyla ka paditur ministrinë e Mbrojtjes dhe i kërkon që t’i paguajë pagën për periudhen e mbajtjes në dispozicion nga data 20.11.2013 deri me datë 05.09.2014.
Padia është depozituar ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë dhe pala e paditur është pikërisht ministria e Mbrojtjes; Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Sa i takon çështjes së bujshme të dorëheqjes kujtojmë se në letrën drejtuar kryeministrit Berisha dhe ministrit Imami në vitin 2012, ai i quante këto sulme të pamoralshme. Ish-kreu i SHIU-t, pas dorëheqjes nga kjo detyrë u emërua kreu i Policisë Ushtarake, ndërkohë që u shkarkua nga ministrja e Mbrojtjes në shtator./ newsbomb.al
Detajet e Çështjes:
Nr. i çështjes: | 31003-00047-00-2018 | |
Tipi: | Administrative | |
Titulli i çështjes: | YLLI ZYLA Kund | |
Dorëzuesi: | YLLI ZYLA | |
Data e regjistrimit: | 09.01.2018 | |
Tipi i çështjes: | Çështje Administrative / Të Tjera | |
Inicializuar: | Rekurs | |
Statusi i çështjes: | Regjistrim | |
Ardhur prej: | Gjykata admin.shk.parë Tirane | |
Objekti i padisë/akuzës: | Detyrimin e te paditurit ti paguaje paditesit pagen per periudhen e mbajtjes ne dispozicion nga data 20.11.2013 deri me date 05.09.2014. | |
Baza ligjore: | Ligj nr. 49/2012, ligji nr. 9171, date 22.01.2004, ligji nr. 9210, date 23.03.2004, nenet 4, 129 te K.Punes. | |
Objekti i kundërpadisë: | ||
Baza ligjore e kundërpadisë: |
Palët:
Paditës: | YLLI ZYLA | |
I Paditur: | MINISTRIA E MBROJTJES ; SHTABI I PERGJITHSHEM I FORCAVE TE ARMATOSURA |