Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Dha dorëheqjen para vettingut, shtyhet seanca për prokuroren Esmeralda Ndoci

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shtyrjen e seancës dëgjimore ndaj prokurores Esmeralda Ndoci. Kryesuesja e trupës Pamela Qirko tha në fillim të seancës se Ndoci kishte dhënë dorëheqjen dhe seanca dëgjimore zhvillohej për të verifikuar këtë qëndrim të prokurores.

Kjo e fundit siç tha Qirko nuk ishte e pranishme, por kishte zgjedhur një mbrojtëse për të përfaqësuar. Qirko tha se të enjten KPK ishte njohur me faktin se mbrojtësja nuk mund të ishte në seancë, pasi ishte e angazhuar në një proces tjetër në një tjetër gjykate.

Kryesuesja e trupës që kishte anëtar edhe Xhensila Pinen dhe Brunilda Bekteshin, tha se Komisioni do i njoftonte palët për seancën e radhës dhe se nuk do të toleronte pas kësaj zvarritje të procesit.

Esmeralda Ndoci përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua në Prokurorinë e Rrethit të Shkodrës. Siç doli në seancë ajo kishte dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Ndocit ishte pranuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mars të këtij viti dhe sipas atij vendimi ishte në fuqi që prej datës 30 prill.

Seanca dëgjimore për subjektet e dorëhequra bëhet për të verifikuar vullnetin e largimit nga detyra, për shkak të një numri rastesh kur personat e larguar janë ankuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kundër vendimit të KPK që sanksionon edhe përjashtimin nga sistemi për 15 vjet. /Birn

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img