Dha dorëheqjen para se t’i nënshtrohej Vetting-ut, gjyqtari Alaudin Malaj bën ‘prapa-kthehu’, kërkon rikthimin në ‘Drejtësi’ dhe rishqyrtimin e çështjes nga një grup tjetër gjykues

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 27-11-2020 Dha dorëheqjen para se t’i nënshtrohej Vetting-ut, gjyqtari Alaudin Malaj bën ‘prapa-kthehu’, kërkon rikthimin në ‘Drejtësi’ dhe rishqyrtimin e çështjes nga një grup tjetër gjykues Alaudin Malaj

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj dha dorëheqjen disa muaj më parë, para se t’i nënshtrohej procesit të Vetting-ut.

Duke u dorëhequr, gjyqtari i Apelit nuk ishte më i detyruar të dilte para KPK-së për verifikim pasurie e figure edhe pse Malaj është lakuar për fshehje pasurie.  Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash të një shume prej 1.7 milionë euro.

Por tashmë Malaj duket se është penduar dhe ka kërkuar të rikthehet sërish në sistemin e Drejtësisë, pasi ka bërë kërkesë që çështja e tij të rikthehet në shkallën e parë të Vetting-ut.

Do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama që do të verifikojnë pastërtinë e figurës së gjyqtarit Malaj.


2.png1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Destinacion turistik, Policia e Korçës thirrje qytetarëve: Ka ngricë në rrugë, bëni KUJDES në këtë aks; ja ç’duhet të keni me vete në makina
Rindërtimi në Lezhë, Pjerin Ndreu: Janë shtuar personat që vijnë tani, thonë që ‘nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim’ »
Article Logic
Execution time: 0.013134956359863
array(1) { ["section"]=> string(181) "dha-doreheqjen-para-se-t-i-nenshtrohej-vetting-ut-gjyqtari-alaudin-malaj-ben-prapa-kthehu-kerkon-rikthimin-ne-drejtesi-dhe-rishqyrtimin-e-ceshtjes-nga-nje-grup-tjeter-gjykues-229385" }