Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DEZINFEKTIM total i stadiumit 'Selman Stermasi' dhe kompleksit 'Skënder Halili', Klubi i Tiranës e merr seriozisht rifillimin e kampionatit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
DEZINFEKTIM total i stadiumit 'Selman Stermasi' dhe kompleksit
Dezinfektimi i salles se konferencave ne stadiumin Selman Stermasi

Më në fund u vendos: në 3 qershor në Shqipëri do të luhet futboll.

Tirana, që kryeson me 9 pikë ndaj rivalëve të vet, nuk ka humbur asnjë minutë kohë për të rifilluar përgatitjet për ndeshjen e parë që do të zhvillojë ndaj Bylisit në 3 qershor.

Por, si rrallë ndonjë klub në Shqipëri, Tirana ka vendosur që përpara se te thërrasë lojtarët në stërvitje, të dezifektojë të gjithë ambientet stërvitore, si pjesë e masave të luftës ndaj covid-19.

“Eshtë një kërkesë e autoriteteve, por edhe për vetë sigurinë tonë. Klubi ka kontraktuar me pagesë një kompani private dezifektimi, që prej disa ditësh, bëri dezifektimin e gjithë ambienteve dhe materialeve që I duhen futbollistëve të ekipit të parë dhe të akademisë” thonë drejtuesit e klubit.

Ndërkaq, ditën e djeshme, lojtarët e Tiranës dolën në fushë në rifillimin e stërvitjes, që do të zgjasë dy javë përpara rifillimit të kampionatit.

Kujtojmë që ndeshjet e mbetura, 10 takime, do të luhen pa tifozë deri në mbyllje të këtij sezoni, ku Tirana, përvec festimeve të 100 vjetorit, kërkon të rrëmbejë edhe titullin kampion të cilin nuk e ka marrë prej 10 vitesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll