Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Deutsche Welle jehonë fjalimit të Ditmir Bushatit: Pasuria e vendit në dorën e një grupi të vogël njerëzish

spot_img

Lajme të ngjashëm

957fbdd43ecf5065a5556610f8d11289

Fjalimi i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ditën e djeshme në Kuvend habiti opozitën dhe nuk ishte aspak i pritur nga mazhoranca.

Nga folttorja, Bushati nuk kurseu asnjë, duke pranuar se ‘Shqipëria është në udhëkryq’ dhe këto 30 vite sipas tij politika vetëm ka bërë baltën mullarë.

Ndërkohë, fjala e tij ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull asaj çka ndodhir dje në vend, dhe është përqendruar tek fjalimi i ish kryediplomatit.

“Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit zhvillohej protesta e opozitës, seanca plenare brenda tij u përqëndrua në zgjidhjen e krizës politike dhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist, Ditmir Bushati tha se ” Shqipëria është në udhëkryq, nga një krizë e madhe politike dhe sociale, ku ulja në bisedime për të gjetur udhën e arsyes dhe jo të arrogancës, është emergjente”.  Ai bëri prezent shqetësimin ” që pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish””, shkruhet në artikullin e DW.

Më shumë

spot_img