Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Deutsche Welle humbet gjyqin ndaj gazetares palestineze

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Bon të Gjermanisë vendosi kundër agjencisë mediatike Deutsche Welle (DW) për shkarkimin e gazetares palestineze, Maram Salim.

Gjykata vendosi se ndërprerja kontratës së punës së gazetares në Deutsche Welle ishte e pavlefshme, e paligjshme dhe se postimet e saj në Facebook nuk ishin antisemite.

Në Facebook, Salim tha se ajo ka qenë një avokate e të drejtave të grave, të drejtave të njeriut, të drejtave të kafshëve dhe se akuzat e Deutsche Welle e traumatizuan atë.

Ajo i bëri thirrje transmetuesit gjerman që të kërkojë falje publike dhe të tërheqë akuzat.

Deutsche Welle ka të drejtë të apelojë vendimin brenda një muaji, por duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 36,000 euro.

Në fillim të shkurtit, Deutsche Welle njoftoi se pushoi pesë gazetarë nga shërbimi arab pas një hetimi dy mujor mbi akuzat për antisemitizëm.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img