Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Detyroi” numëruesit te Vasil Shanto të fillonin punën, reagon Yuri Kim: Faleminderit të gjithë atyre që do punojnë gjithë natën, le të presim me qetësi rezultatet

Shkruar nga Newsbomb
“Detyroi” numëruesit te Vasil Shanto të fillonin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pasi “futi në punë” numëruesit e Partisë Demokratike në shkollën Vasil Shanto, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

AJo falenderon të gjithë numëruesit që do të punojnë gjithë natën, ndërsa bën thirrje që të priten rezultatet me qetësi.

“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vizitova qendrat e numërimit te Vasil Shanto dhe Shkolla e Kuqe. Punë të mbarë dhe FLM për të gjithë numëruesit dhe stafin që po punon gjithë natën. Le të presim me qetësi rezultatin. SHBA do të jetë me ju deri në fund”, shkruan Yuri Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese