Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala”, Edi Rama “shqyen” derën e teatrit “Petro Marko” për të mbledhur socialistët në kulmin e konfliktit me kryebashkiakun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala”. Kur Edi Rama risillte në një komunitet vlonjatësh këtë batutë të popullit lab për zgjedhjet e tij për qytetin, e kishte fjalën për cështjen e investimeve, sepse për njerëzit, duket se kryeministri nuk ka qëlluar në shenjë.

Prej dy ditësh shefi i socialistëve është në Vlorë. Dje u shfaq në krah të nënkryetarit të Bashkisë Afrim Qendro në një nga lagjet e qytetit, për të inspektuar punime të bashkisë, ku mungoi kryetari Dritan Leli për shkak të konfliktit të hapur tashmë me Edi Ramën, bërë publik që para zgjedhjeve të 25 prillit kur Leli nuk pranoi ofertën e Edi Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe të kandidonte për deputet.

Por sic ka thënë vetë Rama, “vlonjatët janë të paduruar, e kanë në gjak. Edhe unë jam i paduruar, sepse kam gjak vlonjati”.

Eshtë krejt i paduruar për ti dhënë spaletat e njëshit të Vlorës Afrim Qendros, që për vlonjatët, ose më saktë socialistët e Vlorës, është njëlloj i padëshiruar sikurse imponimi më parë i Dritan Lelit për ta vënë në krye të qytetit.

Edi Rama ua imponoi vlonjatëve Dritan Lelin në mandatin e parë të zgjedhjes së tij. Edhe pse strukturat e PS së qytetit, propozuan emra të tjerë. Në zgjedhjet e 2019, pakkush mendoi në Vlorë se Edi Rama do ta impononte për së dyti kryebashkiakun, por në fakt ashtu ndodhi. Vetëm me votat e socialistëve, Dritan Leli, u ngjit në karrigen e kryebashkiakut për një mandat të dytë.

Nuk kishin c’bënin vlonjatët. E mbyllën gojën.

Tani që kërkohet me ngulm dorëheqja e Dritan Lelit, pasi shkarkimi i tij duket i pamundur, sërish në krye të Vlorës po imponohet një kandidat nga Tirana, dhe ky është Afrim Qendro. Rama e merr me vete në Vlorë, në mungesë të kryetarit, dhe kërkon llogari e konsultohet për inspektime në rrugë e lagje, por, kur gjithë vlonjatët e dinë shumë mirë se Dritan Leli, nuk i ka dhënë asnjë përgjegjësi zëvendësit të tij të imponuar nga Tirana.

Mbledhja e strukturës së PS do të zhvillohet nesër, (e diel) në orën 12.00 në teatrin “Petro Marko”. Eshtë teatri që refuzohet nga kryetari i Bashkisë për tu hapur për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në një vendim të pazakontë të Lelit në fakt, që do ta kishte kollaj të përballej me anëtarët e Këshillit.

Jo vetëm të përballej, por të merrte masa dhe të zbatonte me përpikmëri të gjitha kërkesat e tyre. Kanë ankesa anëtarët e këshillit për investimet publike? Patjetër. Leli mund të reagonte. Drejtori përgjegjës për investimet duhet të largohej nga puna për moskryerjen e punëve. A kanë këshilltarët problematika me zonat brenda lagjeve që janë të pasistemuara dhe sollën edhe kosto elektorale? Po patjetër, masa për shkarkim apo paralajmërim largimi nga detyra. Në fund të fundit, në 80 përqind të rasteve, emërimet në postet e administratës së bashkisë janë bërë nga PS dhe kërkesat dhe ankesat e këshilltarëve do të binin direkt mbi njerëzit që po ata kishin zgjedhur. Leli, do ta kishte më të thjeshtë përballjen sesa refuzimin në klimën e tensionuar politike dhe administrative lokale të qytetit bregdetar.

Përkundër kësaj, zgjidhja për Vlorën vjen sërish nga Tirana, sepse nëse Leli ikën, në vend të tij, nuk zgjidhet një tjetër nga qyteti dhe strukturat partiake aty, por është paracaktuar. Afrim Qendro është në pritje të zhvillimeve. Vetë ai, me origjinë është nga Progonati i Tepelenës, por familjen e ka në Gjirokastër. Këtij të fundit, i shkon për shtat batuta e vetë Edi Ramës: “E po duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat, por nuk je vlonjat. Nuk shkon kjo, rrinë urtë tërë vlonjatët dhe bërtet tepelenasi. Mos i shiko kështu këta që rrinë urtë, se po hapën gojën këta, e di si vjen puna pastaj”, thoshte Rama në fillim viti në krah të të dyve, Dritan Lelit e Afrim Qendros.

Socialistët vlonjatë, as këtë nuk e duan. Sepse nuk duan të ripërsëritet historia. Socialistët e Vlorës gëlojnë nga thashethemet dhe diskutimet se cdo të ndodhë të dielën në teatrin “Petro Marko”. Në fakt, nuk parashikohet të ndodhë ndonjë gjë e pazakontë. Analizë zgjedhjesh në frymën e raportit të Damianit, dhe zgjedhje të reja të strukturave të PS. Rama e di dhe vetë se e përsërit shpesh se “vlonjatët nuk do të jenë asnjëherë aq të kënaqur sa të bien rehat e të mos nxjerrin bishta, se po të mos ishin njerëz që nxirrnin bishta, nuk do të kishin bërë historinë në këtë vend”.

Si me bishta, si pa bishta, historia e Vlorës nuk mund të bëhet nga ky konflikt i pazakontë që pengon zhvillimin e qytetit e sidomos tani kur sezoni turistik është ndezur. Leli me të drejtë u alarmua disa ditë më parë që Këshilli Bashkiak duhet të mblidhej e të miratonte ndihmat e familjeve në nevojë e shumë punë të tjera lokale që nuk presin dot sa të zgjidhet konflikti i katërshes Rama-Leli – Gjiknuri – Qendro. E sic duket situata, Leli është i vetëm në këtë histori. Vështirë do ta ketë deri në përfundim të mandatit, nëse do tia dalë deri në fund.

Më shumë

spot_img
spot_img