Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deti nxjerr sërish pako me drogë në brigjet e Korfuzit

Shkruar nga Newsbomb

Në brigjet e ishullit të Korfuzit pranë Sarandës deti ka nxjerrë sërish pako me drogë.

Në zonën detare të quajtur “Ermones”, në jug të Korfuzit, është zbuluar dhe sekuestruar teksa pluskonte, 1 pako e madhe që përmbante 15 pako të vogla me 30 kg 800 gram marijuanë.

Policia ka nisur operacion në det për zbulimin e sasive të tjera. Nuk dihet nëse kjo sasi ka lidhje me pakot me drogë që dalin prej 22 janarit në Zakyntho, pakot që u hodhën nga gomonia e ngarkuar me 2 ton, apo lidhet me ndonjë rast tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.