Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Deti me dallgë të mëdha rrezikon pushuesit në Velipojë, mbytet një 55 vjeçar, dy të tjerë dërgohen me urgjencë në spital (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pjetër Gjerovija, raportohet se është 55 vjeçari që ka ndërruar jetë pasditen e sotme ne plazhin e Velipojës, si pasojë e dallgëve të mëdha, shkruan newsbomb.al. Si pasojë e motit të keq, dallgë të mëdha janë krijuar dhe disa pushues janë rrezikuar.

Fatkeqësisht, 55 vjeçari Pjetër Gjerovija ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë mbytjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vilunit.

Ndërkohë, në spital me urgjencë janë dërguar dhe dy pushues të tjerë të cilët kanë qenë në det duke u larë. Dyshohet se dhe dy personat e tjerë, me incialet F.G dhe L.G janë familjarë të viktimës. Ata ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë

spot_img
spot_img