Hapësire reklamuese

Rajoni

"Deti ka valën, njeriu ka fjalën", kë po "thumbon" Behgjet Pacolli pas apelit që iu bëri liderëve shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
"Deti ka valën, njeriu ka fjalën", kë po

Behgjet Pacolli është një ndër biznesmenët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në Kosovë dhe më gjerë në Europë. 

Ai vazhdimisht poston foto nga punët e tij të arrira, por dhe me familjen e tij duke treguar haptazi se familja për të, ashtu si edhe për çdo njeri tjetër është e shenjtë.

Mbrëmjen e sotme ai ka postuar disa foto, ku duket perëndimi i diellit dhe deti, një peizazh ky që të fal një kënaqësi të veçantë shpirtërore.

"Sa e bukur është kjo thënie ... sa herë që shikoj detin, më kujtohet; Ashtu si deti që ka valën, njeriu duhet ta mbajë fjalën", shkruan Pacolli në fotot që shpërndan në facebook.

Nuk dimë me saktësi se kujt i drejtohet Pacolli me këtë shprehje, por kujtojmë se vetëm ditët e fundit ishte Behgjet Pacolli ai që iu bëri thirrje liderëve kosovarë dhe atyre shqiptarë që të bashkohen dhe të punojnë së bashku, pasi në të kundërt dëmtohen të dy vendet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu