Ditën e djeshme newsbomb.al publikoi rastin e Shkëndije Lilit, bjonden simpatike që tashmë ka marrë titullin e detektives private në Shqipëri.
Ky titull, Lilit iu dha nga prokuror Eugen Beci, Avokat Ndue Pjetra dhe Oreta Saliaj ndërsa ajo menjëherë ka nisur aktivitetin e saj përmes një faqeje në Facebook me emrin “Agjencisë Investigative D.I.A” që ndër të tjera ofron shërbime si zbulimi i Tradhëtisë apo Montim GPS .
Newsbomb.al u interesua më tej dhe kontaktoi me avokat Ndue Pjetrën që bën me dije se si kjo agjenci ka shumë tashmë në Shqipëri dhe se Instituti Shqiptar i Detektivit Privat është duke përgatitur “bombën” për zyrtarët e lartë e ministrat aktualë të qeverisë.
“Së shpejti do të merrni vesh se si harxhohen lekët e tatimpaguesve shqiptarë nga ministra aktualë me të dashurat në hotelet luksoze të Europës”, thotë avokat Pjetra.
Kur e pyesim se kush janë këta ministra dhe se kur do i publikojnë provat nga investigimi që rrjedhimisht do sillte një valë skandalesh, avokati thotë:
“Kush paguan më shumë merr shërbimin”.