Hapësire reklamuese

Showbiz

Detaji që s’dini nga intervista e Edi Ramës në “Xing me Ermalin”

Shkruar nga Newsbomb

Prania e Edi Ramës në emisionin “Xing me Ermalin” tërhoqi vëmendjen e të gjithë audiencës shqiptare.

Më shumë se dy milionë shqiptarë kanë parë Edi Ramën në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës vetëm përmes rrjeteve sociale.

Intervista e liderit të qeverisë, veç personave që e kanë parë në Prime Time në TV Klan, është ndjekur me interes masiv në "livestream" në rrjetet sociale.

Më saktësisht, kjo intervistë, ka shënuar plot 1 milionë e 200 mijë reach në faqen e Ermal Mamaqit dhe 1 milion në faqen e Edi Ramës, ndërsa në total, në të dyja faqet e Facebook ka arritur plot 11500 shares (shpërndarje), shkruan Xing.al.

Por ajo që nuk dinit është që me këto të dhëna rezulton si intervista më e suksesshme dhe me audiencën më të lartë të realizuar ndonjëherë në “Xing me Ermalin”, e ndoshta në televizionet shqiptare.

 Për rreth 1 orë e 45 minuta njerëzit kanë qënë të mbërthyer para ekranit të tv, celularëve apo tabletit, duke parë batutat që kanë shkëmbyer gjatë emisionit Edi Rama dhe Ermali Mamaqi, të cilat janë komentuar gjatë në rrjetet sociale, por ka qenë gjithashtu edhe një nga ngjarjet më të komentuara mediatike kohët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu