Dalin detaje të reja nga momenti i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen, nga një atentat me snajper, dy ditë më parë.
Reçi u vra para lokalit të tij. Përpara se të qëllohej mësohet se ai ka zbritur nga një makinë tip “Mercedes Benz”, më pas ka përshëndetur një grua e cila po mbante një fëmijë të mitur.
Pasi është përshëndetur ne gruan të cilën takoi, biznesmeni ka puthur në faqe fëmijën e vogël dhe ka luajtur me të. Pastaj është qëlluar nga autori i vrasjes me një plumb në zemër duke e lënë Reçin të vdekur në vend.
Mësohet se banesa nga ku ka qëlluar atentatori është e shokut të Armando Gjinit, një nga personat që dyshohet se është vrarë nga viktima.
Vrasja e pronarit të televizionit ‘Media Plus’ Tv dyshohet se është hakmarrje për Armando Gjinin i eliminuar në Gusht të 2019-ës
Gjini njihej si anëtar i bandës së baronit të drogës Met Kanani dhe është vrarë para Katedrales së Rrëshenit. Ai është qëlluar ne gusht brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur.