Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Detaji i veçantë në zyrë: Taulant Balla mban FOTON e Fatos Nanos të prangosur në gjyq

spot_img

Lajme të ngjashëm

7cd124294652ed00ca2405dab3bdc0ae

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla gjatë një intervistë që ka dhënë pasditen e sotme ka zbuluar një detaj të veçantë nga zyra e tij.

Teksa jepte intervistë për gazetarin Roland Qafoku, kamera është fokusuar në një moment në një prej fotove të vendosura në kornizë në zyrën e numrit 2 të PS-së. Në të shihet ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri Fatos Nano teksa qëndron i prangosur në sallën e gjyqit.

Nano u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli, ai mori pafajësi.

Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen pasi në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që futi Ballën në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat për deputet ku Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Foto nga zyra e Ballës, në ballinë korniza me foton e Fatos Nanos:
balla_1.png
Screenshot_5.jpg

Më shumë

spot_img