Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

DETAJE/ U ekzekutua në prani të vëllait, Delon Troqe baba i një fëmije, kushëriri i zhdukur që në 2018 (Ja postimi i fundit në Facebook)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe, në Vlorë.

Newsbomb mëson se 38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije, ndërsa është ekzekutuar me breshëri plumbash në prani të vëllait të tij, te servisi i këtij të fundit në lagjen “Pavarësia”, te zona e Skelës pranë Pallatit të Spportit.

Nga të dhënat e deritanishme, pista kryesore e hetimit dyshohet të jetë ndonjë konflikt që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej dhe punonte me turistë duke i shëtitur me skaf.

Pas atentatit një makinë është gjetur e djegur në Sherishtë të Vlorës. Brenda makinës së djegur që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët që ekzekutuan Delon Troqen, janë gjetur edhe 2 armë kallashnikovi. Dyshohet se armët janë përdorur për ekzekutimin e 38-vjeçarit.

Delon Troqe, i cili u vra mbrëmjen e sotme, është kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë. Ervis Troqe, 26-vjeç nga qyteti i Vlorës, rezulton ende i zhdukur, që prej datës 19 korrik të vitit 2018. Në atë kohë Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika se bashku me Albano Xhaferrin, edhe ky i zhdukur në atë vit. Siç rrëfyen familjarët ai u largua me një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet.

Më shumë

spot_img