Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
63 %
2.6kmh
90 %
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Detaje TRONDITËSE nga ekzekutimi i “Kumbarit”, drejt tij u qëllua me 120 PLUMBA, një makinë me targa italiane e priti 46-vjeçarin poshtë banesës (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me armë zjarri i Bardhok Pllanajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Burime për media bëjnë me dije se në drejtim të mjetit ku udhëtonte Pllanaj është qëlluar me 120 plumba automatiku.

Dyshohet se poshtë banesës së Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshme me nofkën “Kumbari”, ka qëndruar një makinë me targa italiane, i cili ka ndjekur lëvizjet e 46-vjeçarit.

Ekzekutimi ka ndodhur pak metra larg banesës së tij, ndërkohë që autorët e qëlluan Pllanaj me dy armë njëherësh nga një makinë në lëvizje, që ecte paralelisht me mjetin e viktimës.

Ndjekja ka zgjatur rreth 150 metra dhe dyshohet se të përshirë në vrasjen e 46-vjeçarit janë 3 persona, të cilët mendohet se janë vrasës me pagesë.

Kujtojmë makina e autorëve të dyshuar është gjetur e djegur pak metra nga vendngjarja. Brenda në makinë u gjetën një kallshnikov, me të cilin dyshohet se ka ndodhur edhe ekzekutimi i 46-vjeçarit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kush ishtë Bardhok Pllanaj

Bardhok Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në 22 dhjetor 2020 drejt lokalit të efektivit të “Shqiponjave”, Albert Pjetri. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi Pjetri kishte ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Pllanaj.

Dy vite më parë policia i ka sekuestruar një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Në vitin 2014 Pllanaj ishte në kërkim për trafik droge, por u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku dhe i shpëtoi arrestimit të Policisë.

 46 vjeçari dyshohej si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit