Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Detaje tronditëse: Në shtëpinë e biznesmenit të ndërtimit kanë hyrë dy persona me automatik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ende nuk dihen autorët që shkaktuan zjarrin mbrëmjen e shkuar në banesën e një biznesmeni në Vlorë, e cila dyshohet të jetë edhe grabitur përpara se të shpërthenin flakët.

Burimet nga organi i hetimit thonë paraprakisht se dy persona që besohet të ishin të pajisur me automatikë dhe me kapuça në kokë, kanë hyrë në banesën e biznesmenit të ndërtimit në katin e 6-të një pallati në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmitarëve, dy personat e armatosur kanë dalë me dy çanta të mëdha prej andej, por nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të tyre.

Një fakt tjetër është se sirtarët e dollapëve janë gjetur të hapur, çka ngre dyshime se grabitësit kanë kryer kontrolle të shumta në banesë.

Nuk dihet nëse çanta ka para apo sende me vlerë. Dyshime të mëdha ngrihen edhe për mënyrën se si ata kanë hyrë në banesë, pasi me vete nuk kanë pasur sende të forta siç mund të ndodhë për të shqyer bravën e derës, por një palë çelësa, duke hyrë kështu me lehtësi brenda objektit.

Për këtë arsye, në pyetje janë marrë të afërm të biznesmenit. Ky nuk është rasti i parë që biznesmeni përballet me probleme të tilla. Pak muaj më parë, atij i është djegur edhe automjeti. /Oranews/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img