Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE tronditëse/ Dan Hurtra vrau të parat motrën e ish-gruas dhe nusen e shtëpisë, i mbaruan plumbat dhe iku në kuzhinë mori thikën...

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE tronditëse/ Dan Hurtra vrau të parat motrën e ish-gruas

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë dje në Tiranë, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Bëhet me dije se Hutra sapo ka shkuar në oborrin e banesës së familjes së ish-bashkëjetueses së tij, ka hapur zjarr ndaj ish-kunatës së tij, Mevlute Hysës dhe të fejuarës së vëllait të tyre, duke i lënë të vdekura në vend.

Dy të rejat ishin në oborrin e  banesës së tyre, duke larë makinën, pasi i kanë mbaruar plumbat e kallashnikovit, autori është futur brenda në banesë dhe ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur ish-gruan Elena Hysa dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, duke i plagosur. Më pas ka shkuar në makinë për të mbushur karikatorin me plumba, për t’u futur sërish në banesë dhe për qëlluar sërish mbi gratë.

Teksa ka dalë në oborr është ndeshur me fqinjët e familjes Hysa dhe një nga ata e kishte pyetur se; “çfarë po bën?’, duke bërë që ai të largohej.

Pas kësaj ai është larguar në drejtim të banesës së Elteva Kurtit, të cilën e qëlloi me tre plumba, duke i marrë jetën. Dy djemtyë e familjes Hysa të cilët janë emigrantë në Gjermani janë kthyer sot në Tiranë, për të përcjellë në banesën e fundit motrën e tyre, Mevlute Hysa dhe të fejuarën e të njërit prej tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll