Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 32 vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Burimë për mediat bënë me dije se ekzekutimi i të riut mund të mos jetë bërë për shkak të hakmarrjes, e cila ishte pista kryesore e hetuesve deri më tani.
Dyshohet se shkak për vdekjen e të riut mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës, pasi burime për Abc bëjnë me dije se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar Bashaliun një ditë para se 32 vjeçari të vritej.
Këto kërcënime dyshohet se se kanë ardhur pasi një ngarkes ëme lëndë narkotike u kap në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve, viktima dyshohet se ka pasur rreth 200 000 euro borxh personave të ndryshëm, që mund të jenë dhe autorët e ekzekutimit të tij.