Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

DETAJE TË REJA/ U gjet me plumb në kokë brenda makinës, Betim Kastrati ishte në proces divorci me bashkëshorten, u nis në Fier për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, ku Betim Kastrati u gjet i vdekur brenda në mjet, në aksin Lushnjë-Fier.

Mësohet se 38-vjeçari ishte nisur për në Fier për të biseduar me kunatën e tij, për të rregulluar marrëdhëniet me bashkëshorten, me të cilën ishte në proces divorci dhe së fundmi nuk jetonin bashkë.

Por burime pranë grupit hetimor të prokurorisë Lushnje kanë bërë me dije se 38 vjecari nuk kishte mundur ta takonte motrën e bashkëshortes,

Po të njëjtat burime thonë se marrëdhënia mes çiftit ka qenë e tensionuar dhe kohët e fundit bashkëshortja ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Familjarët e Kastratit kanë mohuar që 38 vjeçari të vuante nga gjendja e depresionit, ndërsa vijon të mbetet e mistershme mënyra sesi iu shkrep arma në kokë.

Por deri më tani pista kryesore është ajo e vetëvrasjes, çka i mori jetën në vend 38 vjeçarit, i cili punonte si shofer i drejtorit të portit të Durrësit.   

Prokuroria është duke hetuar dhe parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë së fundmi.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img