Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja për masakrën në Elbasan: I plagosuri goditi me karrige kokës vrasësin

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për masakrën e Elbasanit, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 u plagosën.

Mësohet se njëri prej të plagosurëve ka bërë aktin heroik, duke marrë guximin të çohet e të rrëmbejë një karrige brenda lokalit për të gjuajtur vrasësin, raporton ‘’Panorama’’.

Autori, i maskuar kishte hyrë brenda që të qëllonte mbi shënjestrat nga afër, pas breshërisë nga jashtë, por kallashnikovi i ishte bllokuar në atë moment. Menjëherë ka tentuar të ndërrojë karikatorin, por një nga të plagosurit, që me gjasa është edhe dëshmitari kyç i hetimit, ka rrëmbyer një karrige dhe e ka qëlluar fort në kokë.

Vrasësi ka dalë me shpejtësi nga lokali për të hipur në mjetin që e priste i ndezur.

Një detaj tjetër nga kjo ngjarje, ka patur të bëjë me fatin e jashtëzakonshëm të dy anëtarëve të tjerë të familjes Çapja. Nuk bëhen publikë emrat, por mësohet se ata janë larguar nga lokali për disa punë të tyre, duke u thënë të afërmve se do kthehen sërish. Kur janë kthyer, kanë parë me sytë e tyre masakrën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.