Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga zjarri në komisariatin e Kamzës/ 26-vjeçari doli të pinte cigare në korridor, efektivët po ndiqnin ndeshjen

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga zjarri në komisariatin e Kamzës/

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri në Komisariatin e Kamzës. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici, 26-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga djegiet e marra ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Mici është lejuar që të ndizte një cigare  dhe efektivët e kanë nxjerrë në korridor. Në një moment ai është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.

Dyshohet se policët kanë qenë duke parë ndeshjen dhe kanë reaguar me vonesë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku komisariati numër 5 në Kamëz u përfshi nga flakët dhe fatkeqësisht humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë,Hajredin Boja, punonjës i Policisë dhe Dilaver Idrizi, i ndaluar.

Më herët u bë me dije se polici Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur teksa ishte duke tentuar për shpëtimin e të burgosurit, si dhe Inspektori Fatmir Isufi u arrestuan nga policia.

Ndërsa, nën hetim janë Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisar Ylli Çollaku, pasi akuzohen se kanë lejuar mjete ndezëse në qeli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll