Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, nuk pranoi lidhjen e motrës së MARTUAR, 31 vjeçari ekzekutoi Arben Gjecin

Shkruar nga Newsbomb

Dalin detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit Arben Gjeci dy ditë më parë në fshatin Zallbastar të Tiranës.

Lidhur me ngjarjen policia bëri me dije se janë arrestuar tre persona si autorë të dyshuar, mes tyre edhe një femër.

Në pranga kanë rënë E.C., 31 vjeç, D.K., 29 dhe E.C., 20 vjeçe. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se E.C., 31 vjeç ka goditur në kokë, 34-vjeçarin. Arben Gjeci kishte një lidhje dashurie me motrën e martuar të këtij të fundit. Mbrëmjen e 24 janarit Gjeci dhe e dashura e tij kishin lënë një takim në fshat, ndërsa janë kapur mat nga vëllai dhe bashkëshorti i 20 vjeçares. Ndërkaq, 31-vjeçari E.C., ka goditur me sende të forta Gjecin, pasi nuk pranonte lidhjen që kishte me të motrën.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur Gjecin në rrugë, ndërsa e kanë dërguar në spital. 34-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të rënda.

Sipas ekspertizës 34-vjeçari kishte marrë katër godittje në kokë, që i morën edhe jetën.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 20-vjeçaren, vëllain e kësaj të fundit E.C., 31 vjeç, dhe bashkëshortin D.K., 29.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm, ku humbi jeten nje shtetas

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

- E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;

- D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;

- E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese