Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e dy turistëve, Mjacaj ishte duke u larë në lumë, hyri me forcë në automjet

Shkruar nga Newsbomb

20 vjeçari Sokol Mjacaj, i dyshuar si vrasësi i turistëve çekë, aktualisht ndodhet i fshehur në shkollën 9 vjeçare në Grudën e Re, ndërsa rreth 350 forca policie të ndërhyrjes së shpejtë, RENEA dhe 5 snajper kanë rrethuar objektin.

Sipas detajeve të reja nga hetimet, Sokol Mjacaj ishte duke u larë në lumë teksa ka pikasur çiftin e turistëve çekë me automjetin e tyre. Në këtë moment Mjacaj ka dalë nga lumi dhe ka hyrë me forcë në automjetin e turistëve. Hetimet bëjnë me dije se 27 vjeçari Michal Stavos ka tentuar të largohet me automjet por është qëlluar për vdekje nga Mjacaj, i cili më pas ka dalë nga autojmeti dhe ka qëlluar sërish mbi turistët.

Policia po punon për kapjen e vrasësit të dy turistëve çekë Michal Stavos dhe Anna Kosinova, i cili dyshohet se është i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të zonës të mos e strehojnë atë dhe të bashkëpunojnë për dorëzimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu