Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit në Shkodër, flet autori: Kur kaloi tek shtëpia mora armën, nuk durova më, ma kishte sjellë te hunda (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e djeshmem, ku ka mbetur i vrarë një 25 vjeçar, Emiljano Ndou.

Autori i dyshuar, 47-vjeç Mark Kodra që u arrestua pak orë pas ngjarjes, para uniformave blu ka thënë se nuk e duronte dot më 25-vjeçarin.

Ai është shprehur se kur 25-vjeçari ka kaluar para shtëpië së tij me motor ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt tij duke i shkaktuar vdekjen.

“Nuk durova më, ma kishte sjellë te hunda” mësohet të ketë thënë 47 vjecari para policisë.

Dyshohet se djali i autorit dhe viktima kanë pasur shpesh debate.

Burime për media bëjnë me dije se 47-vjeçari pas vrasjes nuk ka tentuar të ikë, por ka qëndruar në banesë.

Njoftimi i policisë në lidhje me arrestimin e autorit:

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes. 

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.

Viktima Emiljano Ndou

Screenshot 2 40

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img