Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga shpërthimi i makinës në Delvinë, burri ndërron jetë, shpëtohet bashkëjetuesja (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja kanë dalë nga nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në fshatin Vllahat të Delvinës.

Mësohet se personat që ndodheshin në makinën që mori flakë janë një burrë dhe bashkëjetuesja e  tij.

Djegia e makinës ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë në afërsi të fshatit Vermerhor.

Viktima është Albert Caushi nga Fieri, ndërsa bashkëjetuesja e tij Merita Mujo ndodhet në sptal, në gjendje të rëndë për jetën. Gruaja është paraqitur në spitalin e Delvinës dhe është nisur për në Sarandë pasi nuk mund të mjekohej në Delvinë.

Raportohet se shkak i shpërthimit të automjetit të pajisur me impiant gazi ka qenë bombula e gazit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll