Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga sherri në Kukës, e nisën dy fëmijë 10-vjeçarë dhe më pas baballarët, autori u kap me kallashnikov dhe u përlesh me zv/drejtorin e Policisë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga incidenti

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti me armë në Kukës që fatkeqësisht mund të kishte shkaktuar dhe viktima.

Burime për mediat mësojnë se nismëtarët e konfliktit ishin dy fëmijët 10-vjeçarë të dy fqinjëve. Sherrin më pas e vijuan të rriturit. Behar Elezi në gjendje të dehur mori armën kallashnikov dhe qëlloi drejt makinës, madje në momentin kur është kapur nga policia kishte fishek në gojë.

Atij iu hoq arma nga dora ndërsa Elezi reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një oficer, të cilët e neutralizuan.

Elezi arriti që me kallashnikov të dëmtojë makinën e fqinjt R.S, si dhe një tjetër që ishte në lëvizje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu