Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga sekuestrimi i fugonit me miliona brenda tij, paratë ishin ndarë sipas porosive, zbulohet kush është shoferi nga Hasi

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga sekuestrimi i fugonit me miliona brenda tij, paratë

Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion “blic” ditën e sotme ku ka kapur një fugon të bardhë me një sasi të madhe parashë brenda tij, në pjesën e pasme. Fugoni ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake.

Deri tani thuhet se janë 1 milionë paund, por burime për mediat bëjnë me dije se janë shumë para të valutave të ndryshme. Ato ishin të ndara në pako në bazë të porosisë që ishte bërë.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp. Policia deri tani ka ndaluar shoferin ndërkohë që vijon numërimi i parave. Shoferi i ndaluar O. Sefolli nga Hasi, ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.

Furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00. Furgoni ishte i ndaluar, pasi ishte me risk dhe duhej të kontrollohej në çdo kalim në portin e Durrësit. Mësohet se furgoni bënte transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë prej disa kohësh. 

Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit. Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. 

Lexo edhe: Sekuestrohen në Portin e Durrësit 1 MILIONË paund cash

Lexo edhe: Bllokimi i fugonit në Portin e Durrësit, Policia njoftim pas numërimit: Arrestuam shoferin dhe sekuestruam paratë! Nuk ishin 1 milionë paund

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll