Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE të reja nga ngjarja në Kamzë, gruaja i dha fund jetës pasi dhunohej prej 30 vitesh nga burri, vëllezërit i hapën arkivolin

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE të reja nga ngjarja në Kamzë, gruaja i dha fund jetës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kamzë, ku një 55 vjeçare dyshohet se i dha fund jetës në banesën e saj .

Nga verifikimet sipas policisë ka rezultuar që 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvarur në datën 4 Shtator rreth orës 15:00.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, 56-vjeçarin Shefqet Lika ku sipas policisë bashkëshorti i viktimës nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje njoftoi familjarët e 55-vjeçares të cilëve u kishte thënë se ajo ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Për mediat të afërmit e viktimës kanë bërë me dije se 55 vjeçarja është dhunuar prej 30 vitesh nga Lika.

“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja.

Ashtu si policia e cila ndaj 56 vjeçarit ka ngritur akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe të afërmit dyshojnë se ai e ka detyruar të varë veten.

Ai ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas te të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit pasi vëllezërit e saj kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë.

“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, shtoi më tej dëshmitarja.

Madje një tjetër dëshmitar shprehet se bashkëshorti kishte paguar edhe morgun që të plotësonte letrat sikur ishte vetëvrarë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.